Haradinaj: Kosova është e rreshtuar krah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me ftesë të Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me ftesë të Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”.

Haradinaj ka thënë se ky dokumentar pasqyron krimet ruse në Ukrainë.

“Pata nderin të jem i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, “20 ditë në Mariupol”. Një dokumentar ky që përshkruan krimet ruse ndaj popullatës së qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike.

“20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol, të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov, janë pjesë e një maratone 20 ditëshe të një populli të pafajshëm për t’i shpëtuar vdekjes, të zënë befas nga një luftë e papritur, si dhe e pakuptimtë. Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse”, është shprehur Haradinaj.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika