Haradinaj: Kosova është falënderuese për përkrahjen e Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me ambasadorin zviceran, Thomas Kelly

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

“Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës” ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese.

“Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika