Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut

Raumush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka theksuar se Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, duke shprehur rëndësinë e mbështetjes së miqve të vendit në luftën kundër shkeljeve të të drejtave të popullit shqiptar. Në 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Haradinaj përmend vlerat themelore të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke theksuar nevojën për të siguruar dinjitetin e çdo qenieje njerëzore.

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut ka potencuar i pari i AAK-së, Raumush Haradianj, në 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Haradinaj ka thënë se duhet të kujtojmë mbështetjen e miqve të Kosovës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që dënuar shkeljet e të drejtave ndaj popullit shqiptar.

“Sot, e gjitha bota shënon 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Në vitin 1948, ky dokument monumental u miratua për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Për ne si vend, kjo datë është një kujtim i rëndësishëm, pasi përjetuam cenime serioze të të drejtave tona nga sisteme autoritare dhe okupatore. Edhe sot, pas 15 vitesh nga pavarësia dhe afër 25 vjetësh prej çlirimit, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e këtyre vlerave për të siguruar që dinjiteti i çdo qenie njerëzore është i paprekshëm. Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut, dhe padyshim kujtojmë mbështetjen e miqve tanë në NATO në krye me ShBA që dënuan shkeljen e të drejtave ndaj popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës duhet të vazhdojë rrugën drejt një të ardhme kur drejtësia dhe respekti ndaj të drejtave të njeriut janë të garantuara dhe të mbrojtura.

“Sot, ne, si një shtet i pavarur e demokratik, vazhdojmë rrugën tonë drejt një të ardhmeje ku drejtësia dhe respekti ndaj të drejtave të njeriut janë të garantuara dhe mbrojtura si vlera themelore, duke përfshirë këtë Deklaratë në Kushtetutën tonë”, ka përfunsuar kryetari i AAK-së.

 

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika