Haradinaj: Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit dhe pavendosmërisë së presidentes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, sipas tij "për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes!"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, sipas tij “për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes!”.

“Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se hezitimi që të pranohen sygjerimet e partnerëve mund të kenë pasoja të rënda për vendin.

“Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur. Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Haradinaj ka theksuar se kjo është thirrja e tij e fundit që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani “të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika