Haradinaj: Kosova të tregojë fleksibilitet në trajtimin e çështjes së dinarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e cilëson të drejtë vendimin e Bankës Qendrore për të hequr nga përdorimi dinarin

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilëson të drejtë vendimin e Bankës Qendrore për të hequr nga përdorimi dinarin në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai thotë se dinari është i jashtëligjshëm e se Kosova e ka detyrim të zbatojë një ligj në vend. Megjithatë, Haradinaj shton se Kosova mund të tregojë fleksibël mbi këtë çështje për një periudhë kohore të caktuar.

“Besoj se çështja e dinarit të Serbisë në Kosovë, nuk është ligjore, përdorimi i kësaj monedhe dhe mendoj që Banka Qendrore ka ndërmarë veprimin e duhur. Në rast se ka vështirësi praktike në zbatim, ia vlen një fleksibilitet në kohë, si dhe të mundësohet për shembull konvertimi i dinarëve, apo të hyrave ekzistuese. Mirëpo nuk mund të jetë një praktikë e vazhdueshme, nuk mund të vazhdojë financimi i serbëve të Kosovës nga Serbia në dinarë, pasi dinari nuk është valutë e Kosovës”, tha ai.

Gjatë intervistës me Zërin e Amerikës, Haradinaj flet dhe mbi mundësitë për ripërtëritjen së shpejti të procesit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri fajtor qeverinë Kurti që merret me minikriza, siç tha ai, duke i harruar qëllimet strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në NATO.

Kjo, sipas Haradinaj, do t’i jepte zgjidhje problemeve “që mundohet të na shkaktojë Serbia”, në aspektin e sigurisë.

Haradinaj foli dhe mbi paralajmërimet për tërheqje të bëra nga ekipi i avokatëve mbrojtjes të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, për shkak se nuk është paguar nga ky i fundit.

Për Haradinajn do të ishte e dhimbshme që Kosova të linte palën mbrojtëse pa buxhet.

“Në kohën time, Kosova nuk ka mbuluar asnjë shpenzim, pra shteti i Kosovës, asnjë shpenzim mbrojtës për mua, ose për kolegët e mi. Edhe herën kur isha i ndaluar në Francë, edhe pse parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë për t’i mbuluar shpenzimet e gjykimit tim në Francë, megjithatë asnjëherë nuk janë paguar. Tani ka një ligj. Pra, është detyrim ligjor i Kosovës për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Edhe unë mendoj se Kosova duhet të kryejë obligimin ligjor, pra ligji obligon Kosovën, qeverinë e Kosovës, për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes. Kjo edhe për barazinë e palëve, që i thonë. Janë dy palë. Pala që e akuzon dhe pala që mbrohet. Pala që e akuzon, në këtë rast prokuroria, gjykata, kanë buxhetin e vetë, të mjaftueshëm. Do të ishte e dhimbshme që Kosova ta linte palën mbrojtëse pa buxhet”, tha ai.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika