Haradinaj: Kosova udhëhiqet nga politikanë të pangopur për populizëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po synon edhe një tjetër mandat në krye të partisë, ka thënë se vetëm partia e tij do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët

Të dielën, me një pjesëmarrje prej 600 delegatëve nga të gjitha nëndegët, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), pritet të zgjedhë kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar dhe Këshillin Drejtues.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po synon edhe një tjetër mandat në krye të partisë që e themeloi mbi 20 vjet më parë, ka akuzuar pushtetin aktual për populizëm.

Ai ka thënë se vetëm partia e tij “do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët”.

“Kosova nuk është sot mirë. Qytetari i Kosovës nuk është mirë. Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, në populizëm e mosbesues deri në fund, të frikësuar nga çdo gjë dhe në paranojë e izolim. Kosova është e trembur dhe reaguese. Pse? Sepse ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë oportunistë. Jetojnë në ujëra të qeta, edhe kur Kosova është në stuhi”, ka thënë Haradinaj.

Ai ndër të tjera ka thënë se “Janë përfitues rasti, shijojnë privilegje për konsum të tyre e për fat të keq të tillë ka shumë si në nivel qendror e lokal”.

Sipas tij, AAK-ja është ajo që do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët politikë, të cilët, siç thotë ai, janë të qetë kur Kosova është në stuhi.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se 22 vjet më parë kur është themeluar AAK, ka qenë një subjekt politik, i cili ka vendosur themelin dhe urat për shumë procese politike.

“Jemi na, lideri ynë, vota jonë që në asnjë situatë dhe në asnjë moment nuk kemi kalkuluar politikisht në kurriz dhe dëm të vendit tonë, gjakut dëshmorëve dhe mbi të gjitha për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Tahiri.

Të dielën, AAK zgjedh kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika