Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Mbretëria e Bashkuar mbeten të përkushtuara për një rajon të qetë dhe të sigurt. Gjithashtu, ka shtuar se luftimi i krimit të organizuar është obligim i të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Serbisë.
Perëndimi ka intervenuar në Kosovë për të ndalur gjenocidin, ka thënë Haradinaj.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan më 1999 në Kosovë për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete, po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt. Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar ashtu edhe dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.
Reagimi i kryetarit të AAK-së vjen pas sulmeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Haradinaj shton se krimi i organizuar nuk ka përkatësi poilitike dhe etnike dhe mund të na rrezikojë të gjithëve. Krimi i organizuar ndërkufitar duhet të luftohet dhe është në interes dhe obligim i dy qeverive.
Së fundmi, Policia e Kosovës në veri të vendit është sulmuar disa herë, pasi ka bllokuar rrugët e kontrabandës ndërkufitare.
Policia sulmohet me armë dhe granata, Sveçla e quan akt terrorist
Ndërsa, tregjet kriminale të përbashkëta për shumicen e Evropes janë, trafiku i drogave, trafiku i qenieve njerëzore, migracioni i paligjshem dhe krimi ekonomik, që përfshin, pastrimin e parave, kontrabandën, mashtrimin dhe evazionin fiskal.