Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka dobësuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka përçarë vendin.
Sipas Haradinajt, qeverisja e Kurtit e ka lënë Kosovën pa mbështetje nga NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
“Na la pa NATO, pa SHBA, pa EU.
Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.
Na vendosi nën sanksione.
Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.
Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.
I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.
Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.
Ky është e keqja!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.