Haradinaj përkujton betejën e 12 majit 1998: Respekti për sakrificën e atyre që ranë heroikisht do të jetë i përhershëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo betejë shënoi një kapitull të ri për luftën çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Beteja e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënoi një kapitull të ri për luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut. Atë ditë ranë heroikisht; Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina. Një vit më pas, ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë, Bedrush Gashi. Me të drejtë, 12 maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se po në të njëjtën datë, më 1998, u përjetësua udhëheqësi i njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani.

“Agroni që u vu në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare, mbetet përgjithmonë shembull qëndrese dhe atdhedashurie. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm”, ka vijuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika