Haradinaj kujton civilët e vrarë në Masakrën e Poklekut dhe në Çikatovë të Vjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër është shprehur se drejtësia ende nuk është vendosur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se drejtësia ende nuk është vendosur edhe pas 25 vjet pas Masakrës.

“Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, 25 vjet pas Masakrës në Poklek të Drenicës, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën popullit shqiptar,” shkruan Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka shkruar se “Më 17 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë, duke filluar prej foshnjave 6 muajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.”

“Duke kërkuar drejtësi për të rënët, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika