Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”: Krah i fortë i luftës për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Brigada 133 “Adrian Krasniqi” e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me betejat e tyre, kjo brigadë ka nderuar emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët.

Ai ka kujtuar betejat e prillit, kur luftëtarët e kësaj brigade, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën të lirë.

“Sot, gjithashtu në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdë të Hasit, kujtojmë me prioritet sakrificën e tyre madhore për atdheun dhe nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se gjatë gjithë përpjekeve shekullore, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika