Më 4 dhjetor të vitit 1998 u rivulos simboli i guximit dhe besnikërisë së UÇK-së, nga dëshmorja dhe heroina e vendit, Mervete Maksutaj.
Në nder të përvjetorit të vdekjes së saj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar atë duke u quajtur “shembull të përjetshëm”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se heroina Mervete Maksutaj mbetet shembull i përjetshëm i veprimit guximntar për liri.
”Heroina Mervete Maksutaj, shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për liri!”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së, shkrimit në rrjetin social Facebook ia ka bashkangjitur fjalimin e tij të vitit 2021, në inaugurimin e shtatores së heroinës në Pejë.