Haradinaj kujton heronjtë: Vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 24-vjetorin e rënies ka kujtuar heronjtë e kombit, Burim Mustafaj, Shpend Malaj, Jeton Dedushaj e Enver Dobraj.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se vepra madhështore e luftëtarëve të lirisë, është burim frymëzimi për brezat dhe motiv për të punuar më shumë për shtetin.

“Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, me pushkën e të cilëve u shënuan shumë aksione e beteja. Kisha nderin që t’i kem në krah në luftën çlirimtare për lirinë e atdheut”, shkroi ai.

Po ashtu, në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta, kreu i AAK-së ka kujtuar bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika