Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës.
Haradinaj ërmes një postimi në Facebook tha se rruga e popullit të Kosovës drejt lirisë përveç që ishte e gjatë, njashtu edhe e përgjakshme.
“Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme. Aparati shtetëror serb nuk kurseu as fëmijët, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë”.
“Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.