Haradinaj: Kurti është bërë ‘good guy’, çfarë po i thonë të tjerët ashtu po vepron

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se është bërë më i dëgjueshëm sesa duhet, derisa ka shtuar se Qeveria Kurti ka dështuar të shtrij sovranitetin në tërë territorin e Kosovës

Ramush Haradinaj, deputet i AAK-së

Kritika të ashpra ka pasur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj e ka quajtur Kurtin “goody guy”, duke thënë se është bërë më i dëgjueshëm sesa duhet.

Duke aluduar për shtyrjen e vendimit për reciprocitet, Haradinaj ka thënë se Kurti nuk është dashur të nisej fare nëse e ka pasur në mend të tërhiqet.

“Është një problem i good guy, sikur të ishte gjithmonë good guy, por është paraqitur si i forti, qe ku ka përfunduar, shko para, shko mbrapa, çka t’i thonë po bën. A e dini kush? Lajçaku.”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që t’i rrisë pagat e policëve, pasi sipas tij, Kryeministri qëndron në jug teksa policët i dërgon në veri.

“Duhet t’i rrisë rrogat e policëve, ky rrin në jug, por njerëzit i qon në veri”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, është e vetmja Qeveria Kurti2, që po niset dhe po kthehet prapa për ta shtrirë sovranitetin në veri.

“Vjen një shtatori shpejt është marrë Kosova sa herë të niset me u kthy mbrapa, vetëm në qeverisjen e VV-së po kthehemi prapa, po lavdohen që po kthehen prapa, që po koordinohen. Më mirë mos u nisni fare se të ktheheni prapa e të thoni që jeni në koordinim”, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare më shumë po i merr parasysh strukturat ilegale/kriminale, sesa kryeministrin Kurti.

“E vetmja rrugdalje është, kthej fuqitë tua, si je bërë kryeministër, forcoje policinë. Më të respektuar janë kriminelët në veri, më në konsideratë i marrin strukturat ilegale sesa ty, ty nuk të formatë askush, vetëm të thojnë shko aty, kthehu, sa larg do të shkosh edhe ku. Nuk është kjo rruga e duhur, ‘good guy’ mundesh të bëhesh në të tjera raste”, ka thënë Haradinaj.

Në fund, Haradinaj ka thënë se Kurti është dashur që të shkojë në Washington ta arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë e jo në Bruksel.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika