Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë, po lan borxhe

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit ka thënë se në asnjë mënyrë nuk ka komunikim me Milan Radoiçiqin.

“Radoiçiqi është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018, ai është i ikur, në atë kohë nënkryetar I Listës Serbe, që nga dita e bastisjes kryetari i atëhershëm Ramush Haradinaj e deputeti I sotëm nuk ka komunikim me Radoiçiqin në cfarëdo natyre,” tha Haradinaj.

Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Kurti, duke thënë që është spiun i Serbisë.

“Kurti është shpiun i Serbisë, dhe ja tani ju tregoj pse është. Nëse në 2018 paska qenë gabim te takohesh me nenkryetarin e Listes Serbe, Radoiçiq cka eshte ne kete kohe komunikimi me dike qe e kerkon drejtesia pasi ka aktakuzë, çka është kjo? Pra, Kurti po lanë borxhe, ky është shpiun i tyre.”

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika