Haradinaj: Kurti i ka rënduar raportet me ndërkombëtarët – KFOR-i nuk është palë që t’i vendosen afate

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka rënduar raportet me ndërkombëtarët

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se Vuçiq, ka platformë luftënxitëse dhe se urgjentisht duhet t’i tërheqë njerëzit e tij nga veriu dhe të urdhërojë për heqjen e barrikadave.

Ai ka theksuar se logjika e Serbisë që me mjete ushtarake të marrë pozicion më të fortë për marrëveshjen me Kosovën është e mbyllur qëmoti.

“Situata po bëhet më serioze e komplikuar, platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij, po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht t’i tërheqë njerëzit e tij nga veriu dhe të urdhërojë largimin e barrikadave, t’i kthehet tryezës së bisedimeve. Ai nuk mundet ta sfidojë Kosovën e cila është e përcaktuar për paqe”, ka thënë ai.

Haradinaj e kritikoi edhe Kurtin, për të cilin tha se tre muajt e fundit i ka rënduar raportet me aleatët ndërkombëtarë.

Ai u shpreh se KFOR-i, ShBA dhe BE-ja, nuk janë palë në tensionet e krijuara në veri, por aleatë të Kosovës të cilët sigurojnë paqe.

“Fatkeqësisht as Kurti e as njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt. Veprimet e pamatura të tyre në vazhdimësi dhe specifikisht këta tre muaj veçse e kanë bërë situatën më të rëndë. Misioni i KFOR-it nuk është palë, prandaj nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it. Misioni i tyre është i qartë dhe i pastër si loti”, ka thënë ai.

“Palë në Kosovë, nuk janë as Washintgtoni as Brukseli, ata janë aleatë të paqes dhe sigurisë. Km duhet të heqë dorë nga retorike kundërshtuese ndaj tyre, e ardhmja e Kosovës është e lidhur përjetësisht me aleatët perëndimorë sidomos me Amerikën”, ka vijuar ai.

Haradinaj u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të cilët jetojnë në veri të mos bien pre e propagandave të Vuçiq-it dhe të largohen nga barrikadat.

Barrikadat, sipas Haradinajt, janë vetëm interes i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe jo i serbëve apo shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika