Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti ka ndërtuar një “Kala prej letre”, e cila sipas tij do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar.
“Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se “skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit”, e bëjnë atë “politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”.
“Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK-së.