Haradinaj: Kurti po e mashtron diasporën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrim ndaj diasporës, duke thënë se ai po i viziton vetëm në prag të zgjedhjeve dhe nuk po tregon të vërtetën për situatën në Kosovë

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po mashtron mërgatën shqiptare gjatë takimeve të fundit me ta.

Haradinaj pretendon se Kurti po i viziton bashkatdhetarët në diasporë vetëm në prag të zgjedhjeve, ndërsa në këto takime nuk po e tregon të vërtetën e plotë për situatën në Kosovë.

Sipas Haradinajt, Kurti ka shmangur të përmendë faktin që qeveria e tij, në bashkëpunim me Listën Serbe, ka përjashtuar luftëtarët e UÇK-së nga skema e pagave që, siç thotë ai, u takojnë me meritë.

“Albin Kurti, që nuk mbahet mend ta ketë vizituar diasporën ndonjëherë, të paktën deri tash që janë afruar zgjedhjet, do të duhej ta thoshte të vërtetën e plotë për Kosovën. T’u thoshte bashkëkombësve tanë se ai dhe qeveria e tij e kanë lënë pa bukë Ushtrinë e Kosovës; sepse i kanë vjedhur rezervat ushqimore, miell e vaj, që vendit i duhen në kohë krize”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

Deputeti i AAK-së ka theksuar gjithashtu se ka “1001 të vërteta të dhimbshme” që, sipas tij, Kurti nuk i ka përmendur gjatë takimeve me diasporën shqiptare.

Nga ana tjetër, zyra e kryeministrit Kurti ka njoftuar të dielën se ai ka zhvilluar takime me bashkatdhetarë në Koln, Gjermani.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë këtyre takimeve është diskutuar për rolin e rëndësishëm të diasporës në zhvillimin e Kosovës, si dhe për arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika