Haradinaj: Kurti shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për "shkatërrimin" e sektorit të energjisë përmes vendimeve që ai i cilësoi si "të papërgjegjshme."

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për “shkatërrimin” e sektorit të energjisë përmes vendimeve që ai i cilësoi si “të papërgjegjshme.”

Sipas Haradinajt, anulimi i kontratës për ndërtimin e një termocentrali të ri ka shkaktuar humbje të mëdha financiare për Kosovën, përfshirë dëm prej 21 milionë eurosh në arbitrazh.

Ai gjithashtu ka theksuar ndalimin e projektit të gazsjellësit amerikan si një tjetër goditje për të ardhmen energjetike të vendit.

“Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!”

Haradianj ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një barrë shtesë për familjet dhe ekonominë vendore.

“Sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës. Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit. Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme. Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata.”

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika