Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë – Përjashtimi i veteranëve nga paga minimale tregon bashkëpunimin me Listën Serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, spiun të Serbisë për përfshirjen e Listës Serbe në votimin e ligjit për pagën minimale, që përjashton veteranët e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është spiuni i Serbisë, duke komentuar publikimin e një përgjimi të ri në të cilën është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në konferencë të enjten, Haradinaj ka thënë se Radoiçiqi ka pasur gisht në vendimin për pagat minimale, “nga ku dhe janë përjashtuar pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”:

“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, ka thënë ai.

Më 14 qershor, pasi ishte votuar Ligji për Pagën Minimale, edhe me votat e Listës Serbe, që atë ditë ishte në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila kishte akuzuar PDK-në se kishte dërguar Listën Serbe për votim.

Ligji i Pagës Minimale nuk i përfshin veteranët e UÇK-së. Pensioni i tyre lidhej me pagën minimale që ishte 170 euro. Paga minimale është rritur në 264 euro, por vetëm për punëtorët. Qeveria ka hezituar t’i rrisë pagat edhe për veteranët, për shkak të dyshimit për “fryrje të listave”.

Shija e redaktorit

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika