Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për rritjen ekonomike të Kosovës.
Sipas Haradinajt, pretendimet e Kurtit për një rritje prej 33% janë ofenduese për inteligjencën e qytetarëve.
“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë, populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel,” ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Ai gjithashtu e ka quajtur “turpshëm dhe të gërditshëm” mentalitetin mashtrues të Kurtit, duke e akuzuar për propagandë dhe përpjekje për manipulim.
Sipas Haradinajt, qytetarët nuk duhet të bien pre e “dhunës psikologjike” të kryeministrit.