Haradinaj-Kurtit: A po do me çdo kusht ta rrezikosh veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush të të mësojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj





“Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”.

Kështu i  është drejtuar  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas shpërthimit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të vendit dhe tentimit të shtetit të Kosovës për organizimin e tyre, është tensionuar situata. Mediumi lokal, në Mitrovicë “Jepi zë”, e ka publikuar një video-incizim, të momentit të shpërthimit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Pas kësaj, Haradinaj ka reaguar me një postim në Facebook, drejtuar kryeministrit Kurti.

“Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse! Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu! Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!”, ka deklaruar Haradinaj.

Momenti i shpërthimit në veri të Mitrovicës (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se janë në pritje të njoftimeve nga zyrtarët komunalë të zgjedhjeve, të cilët të martën e gjashtë dhjetorit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, “me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur”.

Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Serbët në Veri e pengojnë KQZ-në t’i ushtrojë detyrat zyrtare

Zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga persona të panjohur, mbrëmjen e së hënës së pesë dhjetorit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika