Haradinaj Kurtit: Kthimi te Amerika është kthimi te siguria, ikja nga Amerika është shkuarje në Moskë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka diskutuar për zhvillimet e fundit dhe ka thënë se në skenarët e "satelitëve të Serbisë" që për qëllim kanë dështimin e marrëveshjes së planit franko-gjerman është kyqur dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një konferencë për media ka thënë se “satelitet e Serbisë” kanë skenarë të dështimit të marrëveshjes së planit franko-gjerman dhe sipas tij, në këtë skenar është kyçur dhe kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në këtë tetor, në Kosovë dhe Serbi kanë ardhur propozime për marrëveshjen që në përmbajtje e ka njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Përgjigja e Kosovës nuk ishte e qartë por reagimi i Serbisë ishte mospajtimi për këtë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

“Ne fillim te nëntorit, Qeveria e Kosoves ka vendosur të zbatojë vendimin për targat në veri. Aleati yne më i sigurtë, Amerika i kërkoi kryeministrit të Kosovës të pezullojë këtë vendim deri në marrëveshje”.

Ndërsa, sipas Haradinajt, Kurti ka vendosur të mos e bëj atë se çfarë ka thënë ShBA dhe sipas tij, rezultat i saj “Serbia me duart e saj të zgjatura ka arritur të nxjerrë jashtë funksionit misionet e Kosvës në veri”.

Kryetari i AAK-së është shprehur se Qeveria e ka kthyer procesin nga marrëveshja në diskutime për kthimin e serbëve dhe për Asociacionin që ishte pjesë e marrëveshjes.

“Kthimi te Amerika është kthimi te siguria, rendi dhe ligji, ndërsa ikja nga Amerika është shkuarje në Moskë”, ka përfunduar Haradinaj.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika