Haradinaj-Kurtit: Ndalu sa s’të kanë ndalur, ky vend nuk është pronë e jotja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mungesë të menaxhimit të krizave që janë shfaqur në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

+



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për pezullimin e pagesave për mësimdhënësit e shkollave publike.

Përmes disa pyetjeve retorike, Haradinaj është shprehur se kryeministri i Kosovës po i bën dëm vendit.

“Ku duke dashur ta dërgosh këtë vend o Albin Kurti?! A je duke e parë që je duke e shkatërruar me themel!? Me çfarë të drejte jua ndal pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Tutje, Haradinaj e ka kritikuar të parin e qeverisë, se nuk po i menaxhon si duhet krizat, të cilat janë shfaqur së fundmi në vend.

“Kush ta ka dhënë atë të drejtë që në pikë të verës ta lësh popullin në terr! Pse e ke penguar ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapur rrugë gazit për energji? Pse po i mban paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thënë dikush se njerëzit kanë filluar të vuajnë edhe për bukë?”, ka vijuar ai.

Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit, që t’i “kthehet popullit”, sepse sipas tij, “po t’u kthyer ai ty, do të përfundosh me turp”.

Të mërkurën gjatë ditës, Minsitri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se punëtorëve të sektorit publik nuk i është procesuar paga e plotë. Fajin për këtë Murati ia ka lënë organizatave buxhetore komunale dhe qendrore, të cilat sipas tij, nuk i kanë dorëzuar me kohë listat e pagave të kërkuara nga ministria.

Murati ka bërë të ditur se të gjithë atyre punëtorëve që janë pjesë e grevës, do t’u pezullohet paga për aq ditë sa nuk dalin në punë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika