Haradinaj – Kurtit: Ndërpreje shkatërrimin e vendit, ose e ndërpresim ne

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara

Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njoftimit të Listës Serbe për bojkotim të institucioneve të Kosovës, duke i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë.

“Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërpresim ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj, në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, ai ka ftuar banorët në veri të vendit për përmbajtje dhe qetësi.

Haradinaj ka shtuar se me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

“Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”, ka deklaruar ai.

I pari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se vetëm një mundësi ekziston, që ata t’i kthehen institucioneve të Republikës së Kosovës, e ajo është, kur Kosova do ta miratojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se “serbët e Kosovës nuk e kërcënojmë askënd, por po përpiqemi ta ruajmë qetësinë dhe stabilitetin si dhe të drejtën tone për qëndrimin tonë në mënyrë të dinjitetshme”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika