Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.
Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Kurti duke i thënë të heq dotë nga ky vendim që e ka quajtur “të çmendur”.
“Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka thënë kreu i AAK-së.
Kreu i kësaj partie i ka thënë kreut të ekzekutivit që “nuk mbulohet dielli me shoshë”, duke shtuar se “nuk jemi Kore e Veriut”.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.
Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.