Haradinaj: Kurtit po i rrëshqet toka nën këmbë e dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet

“Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit," ka shkruar Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit me kryetarin e PDK-së, takim ky që refuzoi t’i bashkëngjitej Haradinaj.

Haradina,j përmes një postimi ka shkruar së fundmi, është aktualizuar një nismë për shpërbërjen e parlamentit, duke shkruar se pas tre vjetësh qeverisje, kryeministri po kërkon takim me liderët e opozitës.

“S’ka asnjë medyshje se prapa kësaj nisme është kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij,” ka shkruar Haradinaj.

E shpërbërjen e parlamentit, Haradinaj thotë se AAK-ja do ta mbështeste vetëm në rast se Kurti jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

“Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mund ta mbështeste shpërbërjen e parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit. Në situatën, në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti,” shkruan Haradinaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika