Haradinaj – Kurtit: Tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu, lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë kryeministrit Kurti se fajin nuk i'a kanë fajin veteranët, shoqëria civile, mediat, gazetarët e as opozita por sipas tij, fajin e ka vet ai sepse "nuk po qeverisë më vendin, por po mundohesh ta sundosh atë"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklartës së ministrit Sveçla duke thënë se pushteti nuk është gjthçka.

“Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin. Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj iu ka drejtuar kryemiistrit Kurti se nuk ia kanë fajin veteranët, shoqëria civile, mediat, gazetarët e as opozita por sipas tij, faji qëndron tek vet kryeministri Kurti sepse nuk po e qeverisë më vendin por po mundohet t’a sundoj atë.

“Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika