Haradinaj: Lidhja e Prizrenit, themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi

Me anë të një postimi në Facebook, gjersa shprehu mirënjohjen e tij për atdhetarët, kryetari i AAK-së Haradinaj ka deklaruar se Lidhja e Prizrenit mbetet më e madhja e shqiptarëve

Si themel i të drejtave të shqiptarëve është konsideruar Lidhja e Prizrenit, nga ana e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se Lidhja e Prizrenit mbetet më e madhja e shqiptarëve.

“Sot, kujtojmë njërën ndër ngjarjet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar, Lidhjen e Prizrenit. Shumë shqiptarë të zotë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare! Pas Lidhjes së Lezhës, kjo ngjarje mbetet lidhja më e madhe e shqiptarëve, e cila është njëkohesisht themel i të drejtave të shqiptarëve në vazhdimësi”, ka deklaruar ai.

Tutje, kryetari Haradinaj ka shprehur mirënjohjet e tij ndaj atdhetarëve që i shërbyen popullit.

“Përjetësisht mirënjohës gjithë atyre atdhetarëve që i prinë popullit shqiptar në ato rrethana aspak të lehta. Njëkohësisht, shprehim respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tonë që në qershorin e 1999 Kosova ta fitojë lirinë e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Këtë të shtunë mbushen 145 vjet që kur më 10 qershor të vitit 1878 ka filluar organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika