Haradinaj: Masakra e Reçakut mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Masakra e Reçakut "shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë"

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e fshatit Reçak.

Haradinaj ka thënë se “përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin, e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut”.

Kreu i AAK-së ka shtuar se Masakra e Reçakut “shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë”.

Foto e postuar në llogarinë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj

“Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar”, ka shtuar Haradinaj.

Tutje, ai ka shtuar se i është mirënjohës ish-ambasadorit amerikan, William Walker, “që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika