Haradinaj mbështet Kurtin: Të hiqen sanksionet pas pranimit të propozimit të BE-së

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e vlerësuar pozitiv vendimin e tij për të pranuar propozimin e BE-së dhe ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës ka shprehur bindjen e tij se, në përputhje me zhvillimet e fundit Bashkimi Evropian duhet t’i heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës.

“Sipas bindjes sime me zhvillimet e djeshëm BE-ja duhet i heq sanksionet Kosovës, menjëherë, Qeveria e Kosovë, kryeministri ka marrë vendim ka shprehur gatishmëri me zbatu dokumentin që  ka sjellë pesëshja diplomatike dhe nuk ka shprehur vërejtje në  dokument ka shprehur kërkesa tjetër dhe me këtë besoj që BE-ja duhet menjëherë t’i heq seksionet, pra është e pakuptimit me vazhdu me sanksione për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri kanë treguar gatishmëri për të zbatuar dokumentin e pesëshes diplomatike pa shprehur vërejtje në lidhje me të.

Haradinaj ka theksuar se është e pakuptimit vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi me sanksionet ndaj Kosovës.

Haradinaj gjithashtu ka përmendur Plani franko-gjerman, udhërrëfyesi i Ohrit dhe obligimet e marra janë konfirmuar me gatishmëri për zbatim nga Kurti.

Ai ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konsideruar se është një meritë e tyre.

“Plani franko-gjerman, udhërrëfyesi i Ohrit, obligimet e marra janë  konfirmuar dje me gatishmëri për zbatim. Lus BE-në që të mos ketë dilema që  ta rikthen fuqishëm liberalizimin e vizave sepse e kemi merituar me kohë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, gjithashtu i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që në etapat e tjera të dialogut të veprojë në koordinim ngushtë me aleatët në fushën e sigurisë.

“I bej thirrje Kurtit që në etapa të tjera këtë situatë të re të krijuar mos ta kthej prapa por të veprojë në koordinim ngushtë me aleatët tanë të  sigurisë. I bej thirrje që  të respektoj Kosovën, popullin e Kosovë s të  vij në  parlament edhe ta shpjegojë  krejt rrugë timin e dialogut”, ka deklaruar Haradinaj, në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika