Haradinaj: Me marrëveshjen e targave u evitua rreziku që të kemi viktima, të mos eksperimentohet me Asociacionin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet të bëhet eksperiment me ide që mund të ketë rregullim tjetër që do të çonte në shpëtim nga themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se me marrëveshjen e arritur për targat të mërkurën në Bruksel, nuk është zgjidhur situata në veri.

Sipas tij, sfida që e pret Kosovën është rikthimi në institucione të atyre që i kanë lëshuar vendet e punës.

“Kemi disa ditë që e kemi drejtuar situatën në veri. Me marrëveshjen e djeshme për tabelat e kemi evituar rrezikun e parë, pra që të kemi viktima. Qofshin këta policë të Kosovës apo qytetarë serbë të veriut. Por dje me marrëveshjen nuk është zgjidhur situata në veri, të mos bëjmë hopa pa e kaluar lumin. Sfida që na pret është rikthimi në institucione të atyre që i kanë lëshuar vendet e punës apo plotësimi i vendeve vakante në rend dhe ligj”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka potencuar se nuk duhet të bëhet eksperiment me ide që mund të ketë rregullim tjetër që do të çonte në shpëtim nga themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Të mos eksperimentojmë askush nga ne me ide që ndonjë rregullim tjetër na shpëton nga Asociacioni. Nëse duam të shpëtojmë nga Asociacioni, urdhëroni të ulemi e të bisedojmë bashkë, por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”, shtoi ai.

Kreu i AAK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të fillojë me pikën 2 të Rezolutës, qëllimi i së cilës është ikja nga pasojat.

“Pika e parë thotë të pezullohet vendimi deri në marrëveshje, e pika e 2 thotë dialog me serbë lokalë. E kam ditur që do të vijmë te kjo marrëveshje për faktin se e kam dëgjuar në vizitën e parë Escobarin dhe Lajçak që kanë thënë se integriteti territorial nuk është i negociueshëm, sovraniteti, kushtetutshmëria s’janë të negociueshme”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika