Haradinaj me rastin e ditëlindjes së Rugovës: Është nder për mua që punova me të

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes, duke thënë "se është i nderuar që ka punuar me të"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

Po të ishte gjallë sot, ish-presidenti Rugova, do t’i mbushte 78 vjet.

“Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se është nder që ka punuar me Rugovën, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.

“Urime ditëlindja President Rugova”, ka vijuar tutje, Haradinaj.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika