Haradinaj mirëpret themelimin e Këshillit të Ambasadorëve: Rrugë diplomatike dhe mësim për gjeneratat pasuese

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se themelimi i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës ishte i domosdoshëm fillimisht si rrugë diplomatike dhe si mësim për gjeneratat e ardhshme të trupit diplomatik që do të vijnë në Kosovë

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në themelimin e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se diplomacia e Kosovës ka dhënë shembuj për krijimin e miqësive me shtetet pritëse dhe lehtësime për qytetarët tanë në vendet përkatëse.

“Diplomacia e Kosovës sado që e re, ka dhënë shembuj të krijimit të miqësive me shtetet pritëse e po ashtu lehtësim për qytetarët kosovarë në vendet përkatëse”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, themelimi i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, ka qenë i domosdoshëm së pari si rrugë diplomatike dhe si mësim për gjeneratat pasuese të koreve diplomatike që do të vijnë në Republikën e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kosova është pasqyrë e asaj çka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera.

Pafundësisht mirënjohes për punën e ambasadorëve, konsujve dhe stafeve diplomatike. Kosova është pasqyrë e asaj cka përfaqësojmë, dhe ne gjithmonë kemi përfaqësuar vlera. Republika e Kosovës, ju falënderon!”, është shprehur Haradinaj.

Pamje nga ceremonia e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës

Këtë të enjte, më 27 pill, është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, i cili është organizatë joqeveritare i përbërë nga ish-ambasadorë të Kosovës.

Sipas ish-ambasadorit të Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, ky organizim ka për qëllim të ofrojë zë alternativ apo këshillëdhënës për politikat e jashtme.

“Është një organizim i cili mbledh në baza vullnetare, ish-ambasadorët që nuk janë më në shërbim që kanë shërbyer ne vende të ndershme, një organizim që ofron një zë alternativ lidhur me zhvillimin e politikës së jashtme, që ofron rol këshillëdhënës, që nuk obligon askënd, nuk është menduar të jetë diçka që qëndron përballë MPJD-së”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë organizim, Vlora Çitaku, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Fatmir Sejdiu. Avdullah Hoti, Meliza Haradinaj, Mimoza Kusari, Bernard Nikaj, Muhamet Hamiti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika