Haradinaj: Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë

“Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dhe nderuar veprën e heroit të luftës së lavdishme çlirimtare, Sali Çekaj, në ditën e rënies së tij dhe tërë sakrificën për liri të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë”.

Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 24 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët e tij; Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës”, shkroi ai.

Po ashtu, kreu i AAK-së ka kujtuar të rënët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur, të prirë nga komandanti Selman Lajçi.

“Kujtojmë sakrificën e Batalionit “Atlantiku” – Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Ata janë tregimi më i mirë për luftëtarin shqiptar ndër breza”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika