Haradinaj: Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti e ka rrezikuar aleancën e Kosovës me ShBA-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar ta vendosë Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë.

Ai ka shkruar në Facebook se Kosova e ka rrezikuar interesin e saj nacional, duke mos u koordinuar me aleatët ndërkombëtar, duke e veçuar ShBA-në.

“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie, e cila do ta vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se AAK insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika