Haradinaj në 35-vjetorin e “Grevës së Minatorëve” kritikon pushtetin për menaxhim të dobët të Trepçës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 35-vjetorin e grevës së minatorëve ka thënë se menaxhimi i dobët i Trepçës dhe mungesa e investimeve serioze këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se “kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë”

“Grevat e Minatorëve ishin akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë. Sot, në shënim të 35-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka theksuar se votimi i Statutit të Trepçës në vitin 2019, ishte hap kyç që i dha fuqinë këtij aseti të fuqishëm.

“Rikthimi i Trepçës në burim jete ishte mënyra më e mirë për të shpërblyer sakrificën e atëhershme të punëtorëve të devotshëm. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë e nevojshme për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, për punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit dhe shtetit të Kosovës, si dhe për të mbështetur vetë minatorët, duke i bërë hisedarë me 20% të aksioneve”, ka vijuar ai.

Sipas Haradinajt, është turpëruese “retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material”.

“Fatkeqësisht, kur jemi 5 vjet nga votimi i Statutit të Trepçës, menaxhimi i dobët dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze. Është turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale. Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fortë i ekonomisë sonë”.

Ndryshe, sot fillon java e grevës së minatorëve të Trepçës, ku u vlerësuan ata që bënë një kthesë në histori në vitin 1989.

Me këtë rast, të gjithë pa dallim partie, liderë institucionalë e opozitarë u bënë bashkë në Stanterg të Trepcës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 35-vjetorin e grevës së minatorëve ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit burojnë nga greva e minatorëve të “Trepçës”, duke theksuar se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.

Haradinaj në 35-vjetorin e “Grevës së Minatorëve” kritikon pushtetin për menaxhim të dobët të Trepçës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika