Haradinaj në Ditën Botërore të Refugjatëve: Shqiptarët e dinë më së miri këtë ndjenjë

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke depërtuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe depërtimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës", ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën Botërore të Refugjatëve, më 20 qershor.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik, duke depërtuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe depërtimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës. Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu”, shkroi ai.

Kreu i AAK-së ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në strehimin e familjeve shqiptare.

“Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, shtoi më tej ai.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve, të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

Të dhënat e fundit të Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika