Haradinaj në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në SHBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nënkupton më shumë siguri për rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri i cili është mbajtur në Kongresin Amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, i cili është mbajtur në Kongresin Amerikan.

Haradinaj me këtë rast ka mbajtur një fjalim lidhur me sigurinë në Kosovë, rajon dhe botë.

Ai ka thënë se këtë fjalim e ka mbajtur në emër të Kosovës, teksa pjesëmarrës kanë qenë edhe disa zyrtarë të partive të tjera.

“Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Të nderuar kongresmenë, kolegë, deputetë.

Më lejoni ta filloj fjalën time duke falënderuar Ministrin e nderuar, z. Fatmir Mediu për pasionin dhe angazhimin e tij të madh për organizimin e këtij paneli me këtë temë, me pjesëmarrës kaq të nderuar, që për mua ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë – me zhvillimet aktuale në mbarë botën.

Duke qenë se koha është e mjaft e kufizuar, do të doja të përcjell vetëm një mesazh nga ky panel, i cili besoj se është i rëndësishëm, veçanërisht duke marrë parasysh kohët e vështira dhe sfiduese në aspektin e sigurisë në të cilat po kalon bota momentalisht.

Për mua, dhe jam i sigurt se për të gjithë ju po ashtu, është e qartë se siguria është parakusht për çdo agjendë politike dhe institucionale. Në këtë linjë, ne të gjithë duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm se sigurinë nuk mund ta marrim si të mirëqenë, por, duhet të punojmë shumë për të mbrojtur dhe për të ruajtur stabilitetin, kudo që të jemi.

Prandaj, në çerekun e parë të këtij shekulli dhe 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ka ardhur koha për të marrë disa vendime të mëdha dhe tejet të rëndësishme. Unë besoj fuqishëm se anëtarësimi i plotë dhe sa më i shpejtë i Kosovës në NATO do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë mbarë rajonale, dhe do të luftojë dukshëm agjendat keqdashëse të të tjerëve.

Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht.

Ky vendim nuk është asgjë më pak e as më shumë se një angazhim dhe mobilizim i thellë për ne, duke qenë së bashku në një vijë për t’u përballur e luftuar kundër agjendave keqdashëse të vendeve jodemokratike, siç janë Kina e Rusia.

Të dashur,

Në rrethanat kur një shtet si Rusia kryen pa asnjë hezitim agresion dhe krim ndaj një shteti, si në rastin e Ukrainës, dhe shtetet tjera si Kina që nuk do të hezitojnë në asnjë moment të mbështesin këtë agresion, ne nuk duhet të qëndrojmë të qetë dhe ‘duke u marrë vesh/kryer punë si zakonisht’, por duhet të jemi të alarmuar për nivelin e kërcënimit dhe këtyre veprimeve.

Pra, le të bashkohemi në marrjen e këtyre vendimeve, të cilat aq sa janë të rëndësishme, janë njëherazi të vështira, dhe le të qëndrojmë për atë që besojmë e të mbrojmë vlerat e lirisë dhe demokracisë, pasi nuk kemi një zgjidhje apo opsion të dytë. Këtë e arrijmë vetëm nëse jemi bashkë. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë miqësinë mes popullit Amerikan e Kosovës!

Ju faleminderit!

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika