Haradinaj në forumin “Pearson 2024”: Kosova pret integrim në NATO

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, mori pjesë në “Forum Global Pearson 2024” në Universitetin e Çikagos, shprehu optimizëm për integrimin e Kosovës në NATO dhe theksoi rëndësinë e llogaridhënies nga shtetet.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë në “Forum Global Pearson 2024” me ftesë të Universitetit të Çikagos, ku ndau historinë e Kosovës

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në procesin e shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës..

Haradinaj shprehu shpresën se Kosova do të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO dhe theksoi rëndësinë e llogaridhënies nga ana e shteteve.

“Me ftesë të Universitetit të Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, pata rastin të ndaj historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim. Para shumë studiuesve, ekspertëve dhe vendimmarrësve të nivelit të lartë botëror, paraqita vizionin tonë për një të ardhme të qëndrueshme.

Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. Në vitet 1997-1999 filluam Luftën Çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kosova, është tregim i sukseshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika.

Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të fundit nga rubrika