Haradinaj: Në përvjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, Kurti ka qenë në Prishtinë por jo në ambasadë

Ramush Haradinaj, Debat Plus

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë manifestimit kryesor nga Ambasada e Amerikës më 2 korrik, nuk ka marrë pjesë në festë edhe pse ishte në Prishtinë.

Haradinaj deklaroi “i bindur” se kryeministri Kurti ka qenë në Prishtinë, por që nuk ka shkuar në manifestimin qendror të 4 korrikut.

Haradinaj e “akuzoi” Kurtin për marrëdhënie të “pabesa” të tij ndaj aleatëve të Kosovës.

E, sipas Haradinaj, vendimi i Bashkimit Evropian që t’ua heqë vizat qytetarëve serbë të Kosovës e që kanë pasaporta ilegale është “goditje” që aleatët po i bëjnë Kurtit për shkak të sjelljeve të tij.

“Kosova ka gjendjen e përkeqësuar. Dita e 4 korrikut që është festuar më 2 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në Prishtinë, por nuk ka qenë pjesë e ngjarjes vjetore e 4 korrikut; e obligon vendin nikoqir. Kryeministri nuk shkon askund në atë datë. Goditja e radhës e ardhur me këto pasaporta është rezultat i marrëdhënieve të pabesave që I ka zhvilluar kryeministri me aleatët. Aleatët po i kthejnë në çdo mundësi një lloj padrejtësie, goditje për shkak të Kurtit dhe sjelljeve të tij me aleatë”, deklaroi Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika