Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të bërë homazhe në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij, Haradinaj ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë të jenë të bashkuar për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë e vendit.
Ai ka paralajmëruar se “gabimet në rreshtim janë rrezik për themelet e shtetit” dhe ka apeluar për unitet.
Haradinaj ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari si simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës.
Ai gjithashtu ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen dhe qytetarët e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë, si dhe ka falënderuar aleatët ndërkombëtarë për kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës.
“Duhet të jemi të rreshtuar që ta ruajmë pavarësinë dhe lirinë”, ka theksuar Haradinaj.