Haradinaj në “Radar” rrëfen historinë e jetës së tij dhe vuajtjet e nënës nga lufta e fundit

"Nënat janë shumë të forta në kohën e luftës, secila nënë e ka përjetuar në metodën e vet" është shprehur Haradinaj lidhur me dhimbjet e mëdha si plagë për nënën e tij nga lufta e fundit në Kosovë

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj në një rrëfim krejtsisht ndryshe, tregon vuajtjet që ka përjetuar nëna e tij gjatë luftës së fundit dhe historitë që i mbartë mbi supe familja Haradinaj.

“Nënat janë shumë të forta në kohën e luftës, secila nënë e ka përjetuar në metodën e vet” është shprehur Haradinaj.

I ftuar Kryetari i AAK-së dhe njëherazi edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, ka shpalosur historinë e vuajtjeve të shkaktuara nga policia ushtarake serbe gjatë kohës së luftës së fundit në vend.

“Secila nënë e ka përjetuar në metodën e vet. Historia e nënës së Ramush Haradinaj ka një rrëfim të veçantë, pasi që Nëna  dhe gjyshja e saj janë të masakruar në Jabllanicë, në Gusht të 1998. Nana Azë dhe Nana Zizë janë masakruar nga forcat serbe.Por edhe me 6 maj të 1997, kur është vrarë Luan Haradinaj ka qenë datëlindja e saj dhe kjo është njëra nga arsyejet që ajo nuk e feston datëlindjen e saj. Por e festoon me 17 nëntor datëlindjen e Luanit”, ka thënë Haradinaj.

Familja Haradinaj, të përkushtuar për atdhe

Deputeti nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka rrëfyer edhe për pjesëmarrjen aktive të familjes Haradinaj në luftën e 1998-1999 nga okupatori serb në Kosovë.

“Të gjithë anëtarët e familjes Haradinaj kanë qenë pjesë. Edhe fëmijët, me 24 mars, Syzana me fëmijë të porsalindur kanë qenë të gjithë. Disa kanë qenë më aktiv, sikur Shkelzeni, babai. Por përgjithësi të gjithë kanë qenë pjesë e luftës. Familja Haradinaj që nga 6 maj 1997 deri më luftën frontale të 98’së ishim të identifikuar. Ndryshojë gjendja, masat mbrojtjes ka qenë e aktivizuar. Situata ishte me e vështirë. Çdo ditë thuajse e kemi prit vdekjen. Pyetja kryesore ka qenë: Kur do të hyjë Ushtria serbe të e sulmojë?.

Vdekja e Luan Haradinaj

Përjetimi i vdekjes së Luan Haradinaj, Ramushi e interpreton si një lajm “shok” dhe si “goditje e rëndë, duke mos iu besuar syve për atë që e shihte”.

Ndërsa ka shtuar që nga vdekja e Luan Haradinaj në kufirin Kosovë-Shqipëri, tek vendi i quajtur “Qafa e Prushit”, familja e tij kanë marrë masat mbrojtse nga më të ndryshmet, qoftë muret e larta, sasi të mëdha të armatimit e municioneve në rast të ndonjë sulmi nga forcat serbe.

“Ka qenë goditje e rëndë vdekja e Luanit. Një shok i madh. Kur e kam rrotullu dhe e kam parë që e kishte pasur një kalibër madh të plumbave ishte një shok i madh, e pabesueshme ajo që kisha parë. Përpos tij, ka qenë edhe të tjerë si Rafet Rama, Xhevë e Fehmi Lladrovci etj. Pika më e vështirë, familja. Masat mbrojtjes kanë qenë izolimi me mure të larta tek shtëpitë, ose shtimi i armëve, municioneve, me hap ndonjë frëngji etj. Sulmi në Prekaz nuk ka qenë çudi, shkaku që e prisnim si familje pas vdekjes së Luanit”.

Gyrbeti të djeg

Sa i përket eksperiencës së tij jashtë vendlindjes, ai ka theksuar se hera e parë ka qenë në moshën 16-vjeçare.

“ Gëzim më të madh nuk kam pasur sesa me dal jashtë vendit. I lumtur. Kam përjetuar shumë mire. Hera e pare ka qenë 16 vjeçarë. Kam udhëtuar me autobus, në Slloveni. Ka qenë shumë interesante me e pa botën jashtë. Ndërsa më vonë ka qenë një situatë e vështirë, kur nuk kisha guxim shkaku I problemeve me Policisë e atkohshme lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur. Mënyra e udhëtimit ka qenë si punëtor sezonale. Gyrbeti të djegë. Të shkrumon. Se të shkrumon dashuria për vendin, mungesa e vendlindjes e familjes. Jam adoptuar por jeta duhej të ndodhë këtu në Kosovë”, ka thënë Haradinaj lidhur me kohën e kaluar jashtë Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika