Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me drejtorin për Ballkan dhe Evropë Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.
“Në takim me z. Muzurovic theksova rolin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Shtëpisë së Bardhë drejt perspektivës euroatlantike të Kosovës për Partneritetin për Paqe dhe në anëtarësimin e saj në NATO”, ka shkruar Hradinaj.
Në këtë takim i pari i AAK-së ka theksuar urgjencën e arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje dhe domosdoshmërinë e rolit amerikan në arritjen e kësaj marrëveshje.
Haradinaj është shprehur se “Kosova është me fat që gjendet përkrah Amerikës, vend ky që ndihmoi çlirimin dhe ndërtimin e shtetësisë sonë, si aleati jonë strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces”.