Haradinaj në Washington: Kosova nuk është asnjëherë e vetme kur ka miq në Amerikë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me akterë të ndryshëm politikë të sigurisë dhe ekonomisë në Washington DC

Haradinaj, vizitë në Washington DC

Vizita në Washington nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është bërë e ditur nga vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka nisur takime përmbajtësore me akterë të fushave të ndryshme, me shqiptarë të cilët janë përkrahës të kësaj kauze.

Gjatë takimit në Washington DC 

“Në takime shpreha mirënjohjen time dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që vjen nga Amerika, veçanërisht iniciativat për Kosovën në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Riafirmova qëndrimin tonë për rolin amerikan në Kosovë e Ballkan, sidomos në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. Në kushtet e agresionit rus në Ukrainë, bashkërendimi me aleatët është më i domosdoshëm se asnjëherë,” është shprehur ai.

Për Kryetarin e Aleancës ka qenë kënaqësi takimi me Ambasadorin John Richmond dhe zonjën e tij Linda. Gjithashtu, atje është takuar edhe me miq të tjerë nga organizata të ndryshme, Van Yong nga National Prayer Breakfast, Anne Basham nga “Ascend”, pastorin Andrew Brunson dhe zonjën e tij Norine, Agron Dedivanaj dhe Vilson Sinishtaj nga organizata “Jehona e Malësisë”.

Takimi me akterë të ndryshëm

Në përmbyllje të këtij postimi ai ka shprehur një mirënjohje ndaj miqve në Amerikë, duke thënë se “Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, që asnjëherë nuk e lënë të vetme, në situatat më të cilat ballafaqohet”.

Haradinaj nga SHBA: Amerika atdheu i mijëra shqiptarëve

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika