Haradinaj nga Kroacia: Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona

“Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona; vlerë që tregimin për Kosovën e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbrojë e pasurojë në mënyrën më të mirë”, ka thënë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për Kosovën. Por, sipas tij, kjo mërgatë, “përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera”.

Haradinaj theksoi se “diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona; vlerë që tregimin për Kosovën e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbrojë e pasurojë në mënyrën më të mirë”.

Haradinaj mori pjesë në ngjarjen e mbajtur për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e Bashkësisë Shqiptare në prefekturën e Istrës, në qytetin e Pulës.

“Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera. Kisha kënaqësinë të jem i pranishëm në mesin e bashkatdhetarëve në Kroaci, në ngjarjen e mbajtur për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e Bashkësisë Shqiptare në prefekturën e Istrës, në qytetin e Pulës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj bëri të ditur se në këtë ngjarje ishte i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, duke shtuar, “përjetova përshtypjet më të mira për atë që e pashë dhe e ndjeva nga takimet e shumta me motrat e vëllezërit tanë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika