Haradinaj nga Uashingtoni: ShBA e mirëpret ditën e anëtarësimit tonë në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se rikthimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, ishin temat kryesore të diskutimit të tij me Aleksandër “Sasha” Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, Haradinaj ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka ndarë vizionin e tij për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike.

Ai ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga partneriteti me SHBA-në.

“Rikthimi i partneriteti strategjik Kosovë-SHBA dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO ishin në fokus të diskutimit tim me z. Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, ndava vizionin tonë për një Kosovë të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike dhe ritheksova përkushtimin tonë të palëkundur për të përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga partneriteti ynë me SHBA-në”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, në takim është theksuar se SHBA-ja mirëpret ditën kur Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s, një synim strategjik për të cilin të dyja palët kanë rënë dakord të punojnë së bashku për ta realizuar sa më parë.

“U tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Do të punojmë bashkë për realizimin sa më parë të këtij synimi strategjik”, ka shkruar më tej kandidati i AAK-së për kryeministër.

Haradinaj ka qenë i pranishëm edhe në ceremoninë e inaugurimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë së martës në Uashington.

Përveç kësaj, ai ka zhvilluar takime pune me Richard Grenell, emisar special për misione të veçanta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika