Haradinaj: Nga Vetëvendosja Rrafshi i Dukagjinit konsiderohet “Metohi”

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke theksuar se Rrafshi i Dukagjinit është lënë pas dore nga ana e tyre.

Gjatë një deklarate në Debat Plus, Haradinaj ka theksuar se Peja dhe Gjakova përbëjnë një të tretën e taksapaguesve të Kosovës, por megjithatë ato janë lënë jashtë investimeve të rëndësishme dhe projekteve zhvillimore.

“Rrafshi i Dukagjinit, për shumicën e rasteve për këtë Qeveri konsiderohet ‘Metohi’,” u shpreh Haradinaj.

Ai ka kritikuar ashpër gjendjen e qytetit të Pejës, duke përmendur stadiumin e qytetit dhe resurset sportive që janë në një gjendje të keqe.

Po ashtu, ai ka theksuar gjendjen e dobët të rrugës për Plavë, duke u shprehur se asnjë investim nuk është realizuar për përmirësimin e infrastrukturës.

“Peja, Gjakova përbëjnë një e treta e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, dhe padrejtësisht i kanë lënë, më vjen keq por për Vetëvendosjen Rrafshi i Dukagjini, shumicën e rasteve për këtë qeveri konsiderohet “Metohi”. Kështu thash konsiderohet në bazë të parametrave investiv, nëse nuk ke bërë asnjë projekt. Nëses hkon në Pejë, dhe e sheh qytetin në çfarë gjendje ka mbetur, shkoni shiheni stadiumin e Pejës si ka mbet, resurset sportive se çfarë janë….Rruga për Plavë në çfarë gjendje është, asnjë kaci zall askush nuk e ka vendosur”, ka deklaruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika