Haradinaj njofton se AAK-së iu bashkua profesori universitar Mensur Neziri i cili do të udhëheqë degën e Aleancës në Shtime

Profesori universitar Mensur Neziri, aderon në AAK, zgjedhet për të udhëhequr degën e Aleancëc në Shtime

Ramush Haradinaj, Mensur Neziri Foto: Facebook

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i është bashkuar profesori universitar me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike, Mensur Neziri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook.

“Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes”, ka shkruar Haradinaj.

“Vizioni i Aleancës për një shtet të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit. Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha”, ka shkruar më tej Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika